Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, pas dorëzimit të kërkesë tek Avokati i Popullit për shkarkim nga ana e Presidentes, ka thënë se këtë veprim e ka bërë, pasi nga deputetët nuk ka pasur gatishmëri.
Ajo po ashtu ka thënë se për shkak edhe të fushatës zgjedhore nuk ka dashur që askush të ndikohet nga kërkesa e saj.
”Meqë deputetët nuk kanë pasur gatishmëri dhe që ishim në fushatë zgjedhore nuk kam dashur askush të ndikohet nga kjo kërkesë e imja. Nuk jam ankuar në gjykatat tjera sepse konsideroj që nuk ka mundësi që të vlerësohet vendimi i presidentit në gjykata të rregullta”, tha Daka, për medie.
Ajo po ashtu tha se presidentja Osmani, nëse ka parë ndërhyrjen time është dashur të më bëjë kallëzim penal dhe jo të më shkarkojë.
“Për këtë arsye iu jam drejtuar Avokatit të Popullit si person i autorizuar. Nëse ka parë ndërhyrje time të paligjshme, është dashur të bëjë kallëzim penal dhe jo të më shkarkojë. Autoriteti përfundimtar i cili mund ta bëjë vendimin është Gjykata Kushtetuese. Nuk është ajo të jap unë ndonjë koment. Këto janë çështje me të cilat duhet të merret dikush tjetër”, tha ish-kryetarja e KQZ-së.
Ajo ka përsëritur se shkarkimi i saj nuk ka bazë ligjore.
”Keni dëgjuar me siguri shumë deklarata të mia. Arsyetimi i cili është dhënë ka qenë pa bazë ligjore, jam akuzuar për votim të vendimit, për lejim të votimit me dokumente të skaduara në ditën e zgjedhjeve. Është evidente se unë kam qenë e vetmja kundër atij vendimi. Tash mbetet të presim se çka do të veprojë Avokati i Popullit. Meqenëse presim në një afat brenda gjashtë muajsh ta dërgojë kërkesën në Gjykatën Kushtetuese”./arbresh.info/
Daka i drejtohet Kushtetueses përmes Avokatit të Popullit për shkarkimin nga Osmani
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...