Familjet e dëshmoreve do të përfitojnë afro 2000 euro për dy muaj

11:39 | 27 Tetor 2021
A Z

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës.

Në mbledhjen e Qeverisë është marrë vendim që familjet e dëshmorëve do të marrin afro 2000 mijë euro për 2 muajt e ardhshëm.

“Me anë të këtij vendimi, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ndanë mjete të cilat synojnë përkrahjen financiare për përfituesit e skemave të ndihmës sociale për periudhën Nëntor – Dhjetor 2021, me dyfishim të pagesës mbi vlerën bazë dhe shtesave, të aprovuar më parë me vendim të Qeverisë”, thuhet në njoftim./arbresh.info/