Miratohet propozim-vendimi për themelimin e Këshillit Ndërministror për Ujërat

11:07 | 27 Tetor 2021
A Z

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku është miratuar shqyrtim i Propozim-vendimit për themelimin e Këshillit Ndërministror për Ujërat.

Kryeministri Albin Kurti tha se vendi ynë ka nevojë për ndërtimin e akumulimeve të reja, dhe për të avancuar këto synime reformimi i sektorit të ujërave themelohet përbërja e re e këshillit nën kryesimin tim si kryeministër dhe në përbërjen e ministrave përgjegjës.

“Vendi ynë ka nevojë për ndërtimin e akumulimeve të reja dhe për ujitje për rritje të qasjes së kompanive rajonale të ujësjellësit publik si dhe ndërtim të impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura. Për të avancuar këto synime reformimi i sektorit të ujërave themelohet përbërja e re e këshillit nën kryesimin tim si kryeministër dhe në përbërjen e ministrave përgjegjës për resurse ujore dhe me shërbime ujore, ujitje dhe financa. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shfuqizohet vendimi i qeverisë të vitit 2020.”, tha Kurti./arbresh.info/