Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë janë arrestuar tre persona në fshatin Stubëll të Gjakovës, tek të cilët janë gjetur mbi 5.5 kg. substancë narkotike të llojit marihuanë.
Sipas raportit 24 orësh të policisë thuhet se, njësitë e policisë me urdhëresë të gjykatës kanë bërë kontroll në shtëpitë e tre të dyshuarve meshkuj kosovarë.
Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i PK-së:
Fsh. Stubëll Gjakovë 26.10.2021 – 06:10. Njësitë e policisë me urdhëresë të gjykatës kanë bërë kontroll në shtëpitë e tre të dyshuarve meshkuj kosovarë, gjatë bastisjes janë sekuestruar 5 kg e 571 gram substanca të dyshuara të llojit marihuanë, tri vetura, katër telefona, një armë gjuetie dhe një granatë dore. Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./arbresh.info/
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...
Muriqi starton ndaj Alavesit
Rritet çmimi i naftës në Shqipëri
Nagavci: Nëse propozohet edhe Vjosa Osmani do të ishte kandi...
57 vota për, 48 kundër – s’miratohet shmangia e afateve proc...