Mbrëmë Big Brother VIP ua ka mundësuar banorëve që të organizojnë një dasmë tradicionale.
‘Vëllai i Madh” kishte dërguar një zarf të bardhë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për t’u treguar se mund të bëjnë një dasmë të Shqipërisë së veriut.
Në zarf thuhej se do të zgjedhin vetë se cili do të jetë nusja dhe dhëndri, prindërit e nuses e të dhëndrit e po ashtu edhe kryetarja e bashkisë e cila do të mbajë ceremoninë e të ftuarit.
Banorët me këtë rast kishin ndarë rolet dhe në atë të nuses e dhëndrit ishin modelja Beniada Nishani dhe këngëtari Ardit Çuni.
Nën interpretimin e Fifit dhe Sabianit, u krijua një atmosferë e mrekullueshme brenda shtëpisë së Big Brother.
Në një moment, Beniada dhe Arditi nuk ngurruan edhe të shkëmbejnë puthje me njëri-tjetrin.
Megjithëse dyshja kanë shprehur një pëlqim, deri më tani nuk është se ka diçka më shumë mes tyre.
Haxhiu: Festa e Bajramit na kujton vlerat përreth së cilave ...
Osmani në BIK për Kurban Bajram, fton për solidaritet dhe be...
Kurti uron besimtarët, fton për bashkëpunim dhe ndihmë ndaj ...
Bedri Hamza i shkon në vizitë Myftiut Tërnava, e uron për Ba...
Përparim Rama uron Kurban Bajramin: Paqe, harmoni dhe begati...
Reali merr vendim, do t’i vazhdohet kontrata veteranit...