Rezultati i zgjedhjeve lokale të mbajtura të dielën e kaluar ka dërguar 21 komuna në balotazh, pasi kandidatët nuk arritën të marrin mbi 50% të votave.
Një garë interesante është zhvilluar në Fushë Kosovë ku Burim Berisha i LDK-së nuk ka mundur të fitojë garën për shumë pak vota.
Sipas rezultatit të votave të diasporës nga 80 vota, 49 ishin për kandidatin e LVV-së, Enver Bajçinca. Ai ka marrë 49 vota.
Pas tij vjen Burim Berisha i LDK-së me 13, Rrahim Tërnava i PDK-së me 11 dhe Hasan Ismajli i AAK-së vetëm 2 vota.
Nga numërimi i votave të rregullta, kandidati i LDK-së, Burim Berisha mori 49,96% të votave, dhe atij i nevojiteshin fare pak vota për ta fituar garën pa balotazh.
Mirëpo këto gjasa për kandidatin e LDK-së janë zvogëluar pas numërimit të votave të diasporës.
Kanë mbetur pa u numëruar votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta. /arbresh.info/

Kurti: Sot festojmë, por edhe nderojmë rezistencën paqësore ...
18 vjet shtet, Haxhiu: Liria kërkon angazhim të përditshëm, ...
Osmani uron Pavarësinë: Përkujtojmë ata që sakrifikuan gjith...
Ditëlindja e Kosovës: Bëhet ngritja solemne e flamurit
Edi Rama uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Sheshi “Skënderbeu” gati për marshin “Drejtësi, jo politikë”...