Një 26 vjeçare afgane këtë të shtunë ka plagosur me thikë bashkëjetuesin e saj në qytetin e Shëngjinit.
Ngjarja ka ndodhur në ambientet ku janë akomoduar shtetasit afganë, ku si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasja afgane ka plagosur bashkëjetuesin e saj.
“Në Shëngjin Lezhë, në ambientet ku janë akomoduar shtetasit afganë, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasja afgane Z.K., 26 vjeçe ka plagosur dyshohet me mjet prerës bashkëjetuesin e saj shtetasin M.K., 33 vjeç”, njofton policia.
I plagosuri është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./tch
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë