Ndalohen në Serbi boksierët kosovarë

11:14 | 23 Tetor 2021
Arbresh.info

Ekipi i Kosovës i përbërë nga tre boksier, Bashkim Bajoku, Shpëtim Bajoku, Patriot Behrami, selektorit Besim Brahimi si dhe sekretarit gjeneral Latif Demolli janë ndaluar në kufirin Serbi- Kosovë.

Ekspedita jonë ishte nisur mbrëmë për në Beograd, aty ku do të organizohet kampionati botëror i boksit për amator, shkruan KK.

Arsyja e ndaljes është që autoritetet serbe nuk po e lejojnë hyrjen e sportistëve nga Kosova me simbolet e tyre.

Momentalisht siç njofton sekretari Latfi Demolli ata janë në pritje të një përgjigjje nga federata botërore e boksit,(AIBA) e cila është lajmëruar për këtë rast.

Kërkesa për të garuar pa simbole dhe pa flamurin e Kosovës, nuk do të pranohet nga Federata e boksit e cila ka bërë të ditur se në rast se kjo gjë do të kërkohet atëherë do ta anulojnë pjesëmarrjen në kampionatin botëror.

Shpërndaje në rrjete sociale