Juventusi ka njoftuar se mesfushori Adrien Rabiot ka rezultuar negativ me COVID-19 dhe do të jetë i disponueshëm për ‘Derby d’Italia’ kundër Interit.
Bardhezinjtë duhej të përballeshin pa Rabiot në fitoren 1-0 ndaj Zenit këtë javë, por francezi, i cili rezultoi pozitiv për COVID-19 pas kthimit të tij nga detyra me kombëtaren franceze, mund të kthehet të luajë për ndeshjen e madhe të dielën.
Juventusi ka konfirmuar se lojtari ka bërë testin dhe ka rezultuar negativ për koronavirus dhe për këtë arsye lojtari është kthyer në skuadër dhe nuk i nënshtrohet më izolimit në shtëpi, transmeton telegrafi
COVID-19, guarito Adrien Rabiot: https://t.co/FdRbGtmpM9 pic.twitter.com/HOnUsTsTHm
— JuventusFC (@juventusfc) October 22, 2021
SportItalia pretendon se Rabiot duhet të jetë i disponueshëm për ndeshjen kundër Interit të dielën në mbrëmje.
Djelmoshat e Max Allegrit udhëtojnë për të luajtur me kampionët në fuqi në “Giuseppe Meazza”, ku një fitore do t’i barazonte me pikë.
Fitorja 1-0 ndaj Zenit do të thotë që Juve tani është i pamposhtur në tetë ndeshje, mes tyre “Zonja e Vjetër” ka marr katër fitore në Serie A dhe po rikuperohet nga fillimi i dobët i sezonit.
Prishtina me lokacion zyrtar për mbeturinat ndërtimore dhe v...
Presidenti kroat për armatosjen e Serbisë: Ata po furnizohen...
Kjo lagje e Prishtinës nesër nuk do të ketë ujë
Iran lëshon breshëri raketash drejt Izraelit, sirena alarmi ...
Serwer: Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë presiden...
Trump thotë se “personi i fundit nga i cili kemi nevoj...