Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin e ri, jorezident të Mbretërisë së Tajlandës në Republikën e Kosovës, Bhakavat Tanskul, me rastin e dorëzimit të letrave kredenciale.
Presidentja Osmani e ka urura ambasadorin për detyrën e re, shkruan arbresh.info.
Osmani ka theksuar faktin se Kosova është i vetmi vend nga rajoni që ka ambasadë në Mbretërinë e Tajlandës, ndërkaq ambasadori Bhakavat, i emëruari i parë i këtij shteti në Kosovë, njofton zyra e Presidencës.
Në këtë takim, të dy palët ranë dakord ta rrisin nivelin e angazhimit, me fokus të veçantë në afrimin e dy popujve dhe rritjen e shkëmbimit të përvojave.
Presidentja Osmani ka theksuar mundësinë e bashkëpunimit me Mbretërinë e Tajlandës në fushën e turizmit, teksa ambasadori Tanskul veçoi progresin e Kosovës në fushën e digjitalizimit, duke e parë këtë sferë potenciale për bashkëpunim./arbresh.info/
Kurti pret delegacionin amerikan, kërkon mbështetje për anët...
SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj Iranit për gati 50 vjet
Ushtarë amerikanë të KFOR-it takojnë përfaqësues të KOK-ut, ...
Holanda publikon listën për Kupën e Botës
Abdixhiku vlerëson rolin e BIK-ut gjatë vizitës te Myftiu Të...
Milan afër ta emëroj trajnerin e ri, Ibrahimovic është takua...