Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur të enjten në takim këngëtarin Ilir Shaqiri, të cilit i dhuroi një medalje për kontributin e dhënë në kulturën dhe artin kombëtar.
Ai për këtë takim ka njoftuar përmes postimit në Facebook.
“Kënaqësi të pres në zyrën time, artistin e madh të kombit, këngëtarin tonë të mirënjohur, Ilir Shaqirin. Me këtë rast, Ilirit i shpreha mirënjohjen dhe vlerësimin më të lartë për kontributin e tij të madh në kulturën dhe artin kombëtar”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Mehaj ka vlerësuar rolin e jashtëzakonshëm të Ilir Shaqirit në krijimtarinë e tij të madhe artistike, në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave më të larta të këngës patriotike, që mbajti gjallë dhe fuqishëm shpirtin patriotik dhe liridashës të popullit tonë në kohë shumë të vështira.
“Vlerësimi i tij për punën, angazhimin dhe sukseset tona të deritashme ishte nder, por edhe më shumë përgjegjësi, që të vazhdojmë me intensitet edhe më të madh, për realizimin e amanetit të gjithë të rënëve për liri, që u këndoi dhe do t’u këndoj gjithmonë, Ilir Shaqiri”, ka shkruar ministri Mehaj.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...