Qeveria e Maqedonisë së Veriut ks njoftur se 35 afganë të cilët ndodheshin në vend, sot kanë nisur për në Greqi ku u është siguruar vendbanim i përhershëm.
Sipas njoftimit në Maqedoninë e Veriut tani ka 407 afganë.
“Grupin e përbëjnë aktivistë të të drejtave të njeriut dhe të drejtave të grave si dhe familjarë të tyre. Gjatë kësaj periudhe, vendi ynë u siguroi vendqëndrim të përkohshëm si pjesë e operacionit të madh ndërkombëtar për ndihmën e punëtore të angazhuar në misione humanitare, demokratike dhe për paqe si dhe aktivistë të të drejtave të njeriut, përkthyes, studentë dhe bursistë. Institucionet gjatë qëndrimit të tyre ua ofrojnë mbështetjen e nevojshme deri sa të sigurohet transferimi i tyre në destinacionin përfundimtar. Shpenzimet janë paguar nga organizatat ndërkombëtare”, thonë nga qeveria./arbresh.info/
Arrestohet në Pejë një person për kërcënim ndaj Ramush Harad...
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...
E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti...
Afganistani goditet nga tërmeti, tetë të vdekur
Osmani sot ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
Parashikimi i motit për të shtunën