Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë sot se sundimi i ligjit është një aspekt kyç i Bashkimit Evropian, i cili duhet të gjejë mënyra për të arritur një marrëveshje me Poloninë dhe një qëndrim të përbashkët për migracionin gjatë bisedimeve.
“Ne duhet të gjejmë mënyra për t’u ribashkuar sepse shumë çështje në Gjykatën Evropiane nuk janë zgjidhja,” tha Merkel në Bruksel pas mbërritjes në samitin e BE-së, raporton Reuters, transmeton arbresh.info
Merkel tutje tha se udhëheqësit evropianë do të flasin gjithashtu për migracionin pasi që kjo temë është bërë gjithnjë e më e rëndësishme pas “veprimeve hibride” të presidentit bjellorus Alexander Lukashenko në lidhje me Poloninë, Lituaninë dhe Gjermaninë.
“Ne do të diskutojmë se cilat forma të sanksioneve ekonomike mund të konsiderojmë në mënyrë që të bëjmë të qartë se ne dënojmë këtë formë të trafikimit të mbështetur nga shteti,” tha Merkel, duke shtuar se i vjen keq që 27 vendet anëtare nuk kishin gjetur ende një qëndrim të përbashkët për migrimi.
Rama: TRAM-i elektrik financohet nga sektori privat
Incidenti i armatosur në rezidencën e Donald Trump, FBI merr...
Rama ndan fotoalbumin e javës
Arsenali ‘demolon’ Tottenhamin në derbin e Londrës së Veriut...
Londrim Mekaj arrin 100 mijë ndjekës në Instagram
Takimi me Kurtin për Presidentin, Hamza: Nuk mbështesim kand...