Pavarësisht rikthimit të masave kufizuese, Rusia ka shënuar përsëri numër të lartë viktimash dhe rastesh të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.
Autoritetet shëndetësore bënë me dije se gjatë orëve të fundit janë shënuar 36, 339 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 8, 131, 164 të prekur.
Autoritetet theksojnë se ky është një rekord i rastesh që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se numri i viktimave nga COVID në 24 orë është 1, 036. Që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 227, 389 pacientë.
Aktualisht 812, 168 pacientë janë ende në trajtim. Kujtojmë se si pasojë e rritjes së rasteve autoritetet rikthyen një pjesë të mirë të masave kufizuese.
Presidenti rus Vladimir Putin, njoftoi se do të ketë mbyllje një javorë , nga 30 tetori deri më 7 nëntor për të parandaluar përhapjen e Covid./reporteri/
AUV tërheq nga tregu ëmbëlsirat xhelatinoze ‘Jelly’ të prodh...
Haxhiu: Thirrja për dy gjyqtarët e Kushtetueses hapet më 26 ...
Pas Abdixhikut, edhe Kurti arrin në Kuvend për takimin
Çështja e presidentit, Abdixhiku mbërrin në Kuvend për takim...
Biletat në shitje për ndeshjen e Kosovës ndaj Sllovakisë
Kurti pret përfaqësuesin e UNDP-së, në fokus të diskutimit b...