Prodhuesi amerikan i automjeteve elektrike Tesla arriti të ardhurat dhe fitimin më të mirë ndonjëherë në tremujorin e tretë të këtij viti.
Të ardhurat neto të Tesla-s u rritën me 389 për qind në bazë vjetore në 1.62 miliardë dollarë në korrik-shtator të këtij viti, thuhet në deklaratën e kompanisë.
Kompania regjistroi 13.8 miliardë dollarë të ardhura totale, 57 për qind më shumë në të njëjtën periudhë. Kjo i detyrohet rritjes së dërgesave të automjeteve dhe pjesëve të tjera të biznesit, thuhet më tej.
Fitimi bruto i kompanisë u rrit me 77 për qind në bazë vjetore në 3.7 miliardë dollarë në tremujorin e tretë.
Duke planifikuar të zgjerojë kapacitetin e saj prodhues sa më shpejt që të jetë e mundur, kompania tha se “gjatë një horizonti shumëvjeçar, ne presim të arrijmë një rritje mesatare vjetore prej 50 për qind në dërgesat e automjeteve”, në varësi të kapacitetit të pajisjeve, efikasitetit operacional si dhe kapacitetit dhe stabilitetit të zinxhirit të furnizimit. /AA/
Trump: Do ta marrim Groenlandën në një mënyrë apo në një tje...
Pacolli: Drejtësia mund të vonojë, por kur vjen godet si rru...
Bashkimi dënohet pas sulmit ndaj Dardan Berishës
KRU “Prishtina”: Nis trajtimi minimal i ujit në ITU Shkabaj,...
Britania, Gjermania dhe Franca dënojnë vrasjen e protestuesv...
Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbete...