Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se Procesi i Berlinit duke pasur BE-në përbrenda ofron siguri, ndërsa iniciativat tjera, dukje ju referuar “Open Balkan”, ka thënë se janë të panevojshme dhe të rrezikshme.
Ajo këto komente i ka bërë gjatë bisedës me Ministren e Mbretërisë së Bashkuar për Fqinjësi Evropiane dhe Amerikë, Ëendy Morton.
“Procesi i Berlinit, duke pasur BE-në përbrenda ofron siguri dhe qëndrueshmëri. Janë të panevojshme dhe madje të dëmshme iniciativat rajonale, të cilat përpiqen të paraqiten si alternativë ndaj Procesit të Berlinit dhe madje edhe ndaj BE-së”, ka shtuar ajo, thuhet në komunikatën e MPJD-së.
Gërvalla ka shprehur mirënjohje të thellë për përkrahjen e madhe që Mbretëria e Bashkuar i ka ofruar Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit.
Kryediplomatja Gërvalla, e ka njoftuar ministren Morton, me angazhimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës për forcimin e shtetit ligjor, zhvillimin ekonomik dhe synimin për krijim të sa më shumë vendeve të reja të punës. Në të njëjtën kohë, e ka informuar rreth zhvillimeve në politikën e jashtme të Kosovës dhe prioriteteve të Ministrisë së Jashtme.
Nga ana e saj ministrja Morton, ka ritheksuar qëndrimin mbështetës të Mbretërisë së Bashkuar për angazhimin e Kosovës në forcim të subjektivitetit ndërkombëtar./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...