Vaksina franceze kundër koronavirusit, e quajtur “Valneva”, për të cilën Mbretëria e Bashkuar anuloi porosinë e një doze prej 100 milionë muajin e kaluar, ka një efekt të mirë në përgatitjen e sistemit imunitar për luftën kundër koronavirusit, tregojnë rezultatet e fazës së tretë të studimit.
Mostrat e gjakut të vullnetarëve që morrën këtë vaksinë treguan se ata kishin fituar një nivel të lartë të antitrupave neutralizues kundër koronavirusit, transmeton portal arbresh.info
Kompania farmaceutike franceze Valneva tha se vaksina kishte një “normë serokonversioni të neutralizimit të antitrupave mbi 95 përqind” dhe se nuk kishte raste serioze të efekteve anësore gjatë testimit të parë.
Studiuesi kryesor, Profesor Adam Finn nga Universiteti i Bristol, tha se rezultatet, të ndara në deklaratën për shtyp, ishin “mbresëlënëse dhe jashtëzakonisht inkurajuese”.
“Këto rezultate tregojnë se kjo vaksinë është në rrugën e duhur për të luajtur një rol të rëndësishëm në kapërcimin e pandemisë”, tha ai.
Valneva shpreson që fillimisht të miratojë dozën për njerëzit midis moshës 18 dhe 55 vjeç, bazuar në grupmoshën e njerëzve në studim.
Kompania njoftoi se ka filluar procesin e miratimit të vaksinës me rregullatorin shëndetësor britanik dhe se është duke u përgatitur për të paraqitur një kërkesë në Agjencinë Europiane të Barnave./Reuters/ arbresh.info/
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...