Policia e Kosovës, ka arrestuar dy persona të dyshuar për armë mbajtje pa leje, furnizim dhe eksportim.
Sipas PK-së gjatë kontrollit në pikën kufitare të Dheu i Bardhë, në veturën e të dyshuarit Q.S, kosovarë janë gjetur 75 fishekë.
Ndërsa, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në Karaçevë të Epërme të Kamenicës është gjetur sekuestruar një pushkë e gjuetisë, 47 copë fishekë dhe një armë e ftoftë (thikë/bajonetë), raporton arbresh.info.
Policia ka arrestuar dhe një tjetër si të dyshuar për veprën e njëjtë pas intetvistimit.
Komunikata e plotë:
Policia kufitare, gjatë zbatimit të Planit Operativ ‘Ditët e veprimit të përbashkët 2021’, më 19.10.2021, në Pikën e Kalimit Kufitar Dheu i Bardhë, gjatë kontrollit të personave dhe automjeteve, rreth orës 15:20, kanë dërguar për kontroll në ‘vijën e dytë’ një veturë me targa vendore që vinte nga Serbia për në Republikën e Kosovës.
Gjatë kontrollit të detajuar të veturës, janë gjetur 75 (shtatëdhjetë e pesë) copë fishek të pushkës së gjuetisë të kalibrit 12/70, për të cilët drejtuesi i automjetit Q.S., (viti i lindjes 1999, mashkull kosovar) nuk posedonte leje dhe nuk i kishte deklaruar se i kishte në veturë.
Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti ‘Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitja e paautorizuar e ameve apo materieve plasëse’ dhe të kryhet kontrolli në shtëpinë e të dyshuarit.
Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit në fshatin Karaçevë e Epërme-Kamenicë, janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë e gjuetisë, 47 copë fishekë dhe një armë e ftoftë (thikë/bajonetë). Policia me këtë rast ka intervistuar edhe një të dyshuar të dytë A.S., (viti i lindjes 1972, mashkull kosovar) për përfshirje në veprën penale të lartcekur. Me aktvendim të prokurorit rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt./arbresh.info/


BE-ja miraton huanë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën, pa...
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ...
Nuk jeni i sigurt nëse një video është reale apo me Al? Gemi...
I lani flokët sot, ndërsa nesër janë sërish të yndyrshëm? Ja...
Facebook teston abonimin për shpërndarësit e më shumë se dy ...