Sipas rezultateve fillestare të KSHZ-së, në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut janë zgjedhur krerët e komunave në 32 komuna. ndërsa në 42 komuna do të ketë raund të dytë më 31 tetor.
Në raundin e parë janë zgjedhur kryetarët e komunave në Bogdanc, Berovë, Bosillovë, Vallandovë, Veles, Vinicë, Gazi Babë, Butel, Gradsko, Dellçevë, Zërnoc, Dojran, Ilinden, Jegunoc, Kavadar, Kriva Pallankë, Krivogashtan, Karbinc, Krushevë, Likovë, Mogillë, Negotinë, Novaci, Petrovec, Pllasnicë, Prilep, Saraj, Sveti Nikollë, Sopisht, Strumicë, Qendër Zhupë dhe Shtip.
Deri më tani, VMRO-DPMNE-ja ka fituar 19 kryetar komunash, LSDM 9 kryetarë komunash, BDI tre ndërsa Partia Demokratike Turke (TDP) një./alsat.mk/
Protesta e PD-së sot në Tiranë, mbi 1200 policë në terren
Antonov në Kosovë: Krejt çfarë dihet për fluturimin e avioni...
Veliu për rikthimin e Osmanit në LDK: I shërbeu kundërshtari...
Trump kërcënon Iranin pas sulmeve në Ngushticën e Hormuzit: ...
Përfundon afati në KQZ: 22 parti në garë, dy koalicione të r...
Teherani paralajmëron: Asnjë litër naftë nuk kalon Hormuzin ...