Vlora Çitaku ka falënderuar qytetarët që dolën të votojnë sot në zgjedhjet lokale për kryetar të komunave.
“Rezultatet e para janë shumë inkurajuese për PDK-në.”
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku në një konferencë për media ka falënderuar nga zemra të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që sot dëshmuan kulturë të lartë demokratike e politike, duke votuar në mënyrën më të civilizuar për të ardhmen e komunave të tyre.
Çitaku ka falënderuar të gjithë zyrtarët përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve, Policinë e Kosovës që u kujdes për sigurinë dhe të gjithë personelin tjetër të angazhuar në këto zgjedhje.
“Tani, të gjitha votat e qytetarëve ndodhen në kutitë e votimit dhe ftojmë të gjithë komisionerët dhe vëzhguesit që të numërojnë saktë secilën votë. Sot ishte dita vendimtare për të ardhmen katër vjeçare të komunave.”, tha ajo.
Çitaku theksoi se sipas informacioneve të marra nga vëzhguesit PDK-së që janë angazhuar në gjithë territorin e vendit, rezultatet e para janë shumë pozitive dhe shumë inkurajuese për Partinë Demokratike të Kosovës.
“Tani presim konfirmimin zyrtar nga Komisoni Qendror i Zgjedhjeve.”, përfundoi ajo./arbresh.info/
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...