Semi dhe Donaldi janë dy emrat më të komentuat deri tani në këtë edicion të parë të Big Brother VIP.
Donald Veshaj, ish i dashuri i Bora Zemanit, dhe Semi Jaupaj, shoqja e ngushtë e moderatores, janë parë shumë të afërt gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme shqiptare, shkruan Reporteri.net.
Për këtë tani ka reaguar edhe vetë Bora Zemani e cila ka thënë se Semi dhe Donaldi janë njohur prej saj.
Moderatorja ka shkruar se asgjë se miqësi mes tyre nuk ka dhe se asnjëri nga ta nuk do provonte diçka më shumë.
Zemani gjithashtu ka thënë se me Donaldin është ndarë prej kohësh por që gëzojnë respekt të madh për njëri-tjetrin.
Kujtojmë se Bora dhe Donaldi kanë qenë në lidhje dashurie për tri vite. /reporteri.net/


Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...