Të shënonte një gol në Premier League ka qenë “një ëndërr e bërë realitet” për Armando Brojën, i cili shfrytëzoi një pasim perfekt të Redmond për të dërguar topin në rrjetën e portës së Leeds United dhe për t’i dhënë Southamptonit fitoren e parë sezonale.
Sulmuesi në pronësi të Chelsea-t, por i huazuar te “shenjtorët”, rrëfen për BBC emocionet e golit të parë në elitën e futbollit anglez, teksa nuk ngurron të komplimentojë shokun e tij të repartit, amerikanin Redmond, për asistin që i dha.
“Ishte e jashtëzakonshme të luaja për herë të parë në formacion në Premier League, pasi e kisha ëndërruar këtë moment që kur isha tre vjeç./ të shënoja në ndeshjen e parë si titullar, është një ëndërr e bërë realitet për mua, pasi nuk mund të kërkoja për më mirë. Jam në një moment mjaft të bukur të karrierës dhe shpresoj që të vijnë të tjerë akoma më të bukur, me shumë gola. Ishim duke kërkuar fitoren e parë dhe jam shumë i lumtur që e morëm këtu, para tifozëve tanë të mrekullueshëm. Ajo që bëri Redmond ishte e jashtëzakonshme, një vrapim fantastik dhe një pasim perfekt”, deklaroi Broja./tch/
Kurti priti në takim Komandantin e KFOR-it, flasin për situa...
Kusari-Lila takime me drejtues të ATK-së e Doganës së Kosovë...
Kurti: Demonstratat e vitit 1981, ndër ngjarjet kyçe në hist...
Gjendet Alush Kastrati, 80 vjeçari që ishte zhdukur tash e k...
“Mbyllja e TikTok, kufizim i lirisë së shprehjes dhe shtypit...
FIFA ul buxhetin për Botërorin 2026 me mbi 100 milionë dolla...