Kryeministri britanik Boris Johnson dhe lideri i Partisë Laburiste të opozitës Keir Starmer sot vizituan kishën, ku ligjvënësi David Amess u godit me thikë për vdekje gjatë takimit me votuesit, dhe pak orë me pas vrasja e tij u shpall një incident terrorist.
Vrasja ka tronditur Mbretërinë e Bashkuar dhe ka bërë thirrje për një rishikim të masave të sigurisë për ligjvënësit që kryejnë punën në zonat elektorale, transmeton arbresh.info
Amess 69 vjeç, anëtar e Partisë Konservatore në pushtet të kryeministrit Boris Johnson, vdiq pasi u ther me thikë disa herë rreth mesditës të së premtes në Kishën Metodiste Belfairs në Leigh-on-Sea, Angli.
Një 25-vjeçar u arrestua nën dyshimin për vrasje, ku edhe i’u gjet një thikë u gjet, tha policia. Ai besohet se veprën e ka kryer i vetëm.
“Hetimi i hershëm ka zbuluar një motiv të mundshëm të lidhur me ekstremizmin islamik,” tha Policia Metropolitane në një deklaratë brenda natës. Dy adresa në zonën e Londrës po kontrollohen, tha forca.
Burri i arrestuar besohet të jetë një shtetas britanik me trashëgimi somaleze, kanë thënë burimet zyrtare për agjencinë britanike të lajmeve PA Media. Komanda britanike kundër terrorizmit po udhëheq hetimet për vrasjen, bëri të ditur policia.
Marshi për Drejtësi, OVL e UÇK-së: Ftojmë Specialen t’i numë...
Rikthehet Liga e Kampionëve, sonte katër sfidat e para të pl...
Përfundon marshi “Drejtësi, jo politikë”
Kearns: S’mund të rrimë duarkryq kur kërcënohet siguria në B...
Presidenti i Izraelit uron 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosov...
Osmani i bashkohet Marshit për Drejtësi, përshëndetet me Ham...