Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të marrë pjesë në takimin e radhës së Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, lidhur me raportimin periodik të Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për zhvillimet në Kosovë.
Fjalimi i Presidentes do të jetë sot (15 tetor) nga ora 16:00, sipas kohës së Kosovës.
Portali arbresh.info do t’u sjellë drejpërdrejt diskutimin e raportit për Kosovën.
Pas prezantimit të raportit për Kosovën nga, Zahir Tanin, përfaqësues i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, do të flasin përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë.
Më pas marrin fjalën përfaqësuesit e vendeve anëtare. Në diskutim pritet të përmenden e zhvillimet e fundit në veri të vendit./arbresh.info/
Osmani do të marrë pjesë në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...
Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe o...
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...