Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar pamje nga kantieri në Urën e madhe të Drinit të Zi në Kukës.
Rama shprehet se po vijon puna për ndërtimin e kësaj ure mbi lumin Drin në Kukës, pjesë e autostradës Durrës-Kukës-Morinë.
“MIRËMËNGJES, dhe me pamjen e punës që nuk ndalet për urën e madhe të Drinit të Zi në Kukës, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.
Ura do të zëvendësojë atë ekzistuesen mbi lumin Drin i Zi, e zhvendosur rreth 100 metra skiç në anën lindore të saj. Ura me gjatësi prej rreth 350 m do të jetë një vepër arti arkitekturore, me dy bazamentet prej betoni në brigjet e liqenit, ndërsa gjatësia e saj do të jetë konstruksion metalik me një hark të madh pa këmbë të ndërmjetme. /arbresh.info/
Dita e Kushtetutës, Rama: Themel i shtetit dhe garanci për t...
Thiery Henry kritikon gjyqtarin e ndeshjes Atletico – ...
“Ne nuk e nisim lojën me portierin” – Sime...
Macron, bisedë telefonike me Trump dhe Pezeshkian: Pranimi i...
Mësohet arsyeja e zëvendësimit të hershëm të Pedrit
27 vite nga rënia e 28 dëshmorëve e 32 martirëve të luftës t...