Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pritet që të jetë i pranishëm në seancën plenare të Kuvendit që do të zhvillohet këtë të enjte.
Klan News raporton se është parashikuar që sot, kreu i qeverisë shqiptare të mbajë edhe një fjalim.
Pas kthimit nga Suedia, ku mori pjesë në një forum kundër antisemitizmit, Rama nuk do të qëndrojë gjatë në Tiranë.
Rama parashihet që të premten ai të udhëtojë drejt Turqisë në kuadër të disa marrëveshjeve që janë nënshkruar disa muaj më parë e që duhen vënë në zbatim mes dy shteteve.
Rama do të shkojë në Ankara me një pjesë të kabinetit të tij qeveritar.
Homazhet në Kuvend për Qosjen, Kurti nderon akademikun
KRU: Konsumatorët me borxhe të papaguara rrezikojnë shkyçje ...
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...