Tash e sa vite pozicioni i Kosovës në arenën ndërkombëtare po konsiderohet i dobët nga njohësit e fushës së diplomacisë.
Dekadën e fundit Kosova nuk ka bërë progres të mjaftueshëm për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare dhe të sigurojë njohje të reja.
Sipas tyre fajin e ka Ministria e Punëve të Jashtme që nuk po përdorë një strategji të mirëfilltë.
“Politikës së Jashtme i mungon një strategji e cila do të ndihmonte në dinamizimin e shtimit të njohjeve dhe anëtarësimit në organizata rajonale…Është e nevojshme një strategji që do të caktonte objektiva afatgjate”, deklaroi Besnik Vasolli për RTV Dukagjinin.
Politologu Avdi Smajlaj kritikon Ministrinë e Jashtme pasi sipas tij ajo po merret shumë me të kaluarën.
“Arsyet e ngecjeve janë të shumta duke filluar nga mungesa e vizionit apo e dijes së njerëzve që janë të zgjedhur. Problemi fillimisht është te Ministria e Jashtme, pastaj te Kuvendi apo Komisioni parlamentar për Politikë të Jashtme i cili nuk ka dëshmuar një angazhim serioz për të përmbushur objektivat e Kosovës në politikën e Jashtme”, deklaroi Smajlaj.
Edhe lobimi serb kundër shtetësisë së Kosovës është ndër faktorët që ka penguar Kosovën që të arrijë objektivat në arenën ndërkombëtare./Telegrafi/
Hasani: Osmani i ka “uzurpuar” kompetencat e Kuvendit të Kos...
Çeku uron 7 Marsin: Mësuesit kanë rol themelor në zhvillimin...
Izraeli sulmon me 80 avionë luftarakë Iranin, shënjestër uni...
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...