Të martën, më 19 tetor 2021, në orën 10:00, do të mbahet seanca plenare e radhës e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Seanca mbahet dy ditë pas zgjedhjeve lokale, që do të mbahen më 17 tetor, të dielën.
Kështu vendosi sot Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e përbashkët me kryetarë të grupeve parlamentare, të drejtuar nga kryeparlamentari Glauk Konjufca.
Në këtë seancë, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, do të bëhet shqyrtimi i parë i 20 projektligjeve: Projektligjit për Dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës Jashtë Vendit, Projektligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile, Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës.
Në këtë seancë do të shqyrtohet edhe Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale, Projekt-kodit të Procedurës Penale, Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetin riprodhues, Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transplantimin e indeve dhe qelizav.
Në shqyrtim për ndryshim janë edhe Ligji për shërbimin mjekësor emergjent, Ligji për kontrollin e duhanit, Ligji për mbrojtjen e të ushqyerit me qumësht gjiri, Ligji për sigurimin shëndetësor, Ligji për shëndetësi, Ligji për ndërprerjen e shtatzënësisë, Ligji për gjak dhe përbërës të gjakut, Ligji për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse, Ligji për produkte dhe pajisje medicinale, Ligji për shëndetësi publike, Ligji për Inspektoratin shëndetësor, Ligji për Inspektoratin sanitar të Kosovës, si dhe Ligji për të drejtat dhe përgjegjësitë e banorëve të Kosovës në sistemin shëndetësor.
Në rend dite në këtë seancë do të jetë edhe Raporti vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2020, si dhe ai i Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2020.
Në mbledhjen e sotme, Kryesia shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj. /arbresh.info/
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...
Alarmon shoqata e qumështarëve: Jemi në një situatë alarmant...