Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Samitin e të Painkuadruarve që po mbahet në Beograd, tha se ky samit është një mundësi e jashtëzakonshme dhe e rrallë për të diskutuar të gjitha çështjet me interes të përbashkët, ballë për ballë, si dhe të ardhmen që duan të ndërtojnë së bashku.
“Jam i bindur se bota e dialogut, kompromisit dhe paqes është ende e mundur dhe e arritshme. Ju na keni dhënë nder të jashtëzakonshëm, si mikpritës dhe gjithmonë do të keni një mik në Serbi”, deklaroi Vuçiq para përfaqësuesve të vendeve pjesëmarrëse.
Ai shtoi se Beogradi ishte, është dhe do të jetë një mikpritës krenar për çdo qenie njerëzore që mbart shpirtin e paqes.
“Ideja themelore, rreth së cilës u mblodhën paraardhësit tanë, kur themeluan këtë lëvizje, është paqja. Është një privilegj dhe nder i madh që ne të gjithë u mblodhëm sot në Beograd, ku shpresoj se do të ndiheni si në shtëpinë tuaj në ditët në vijim. Rroftë miqësia jonë”, deklaroi ai.
Në Beograd po mbahet takimi i nivelit të lartë kushtuar përkujtimit të 60 vjetorit të Lëvizjes së Vendeve të Painkuadruara./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...