Mijëra protestues kanë dalë në rrugë në Bruksel për të kërkuar veprime më të guximshme në luftimin e ndryshimeve klimatike në samitin e Kombeve të Bashkuara për klimën që fillon këtë muaj.
Të veshur si peshq, tirgra ose si arinjë polarë, demonstruesit kanë mbushur rrugët e kryeqytetit të Belgjikës, duke kërkuar drejtësi për klimën, transmeton portal arbresh.info
Parullat që mbanin marshuesit në dorë ishin në gjuhë të ndryshme.
“Politikanët vdesin nga pleqëria, Rosa vdiq nga ndryshimet klimatike,” tha një banderolë duke iu referuar një 15-vjeçari që u përfshi nga lumi Ourthe i Belgjikës në korrik, kur Europa u godit nga reshjet masive të shiut dhe përmbytjet.
Mijëra njerëz që përfaqësojnë më shumë se 80 organizata morën pjesë në protestë, e cila konsiderohet si ngjarja më e madhe në Bashkimin Europian që nga fillimi i pandemisë.
Policia vlerësoi të paktën 25,000 marshues, ndërsa organizatorët e vendosën numrin në 70,000./arbresh.info/




Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...
Shtyhet seanca për Erion Veliajn
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...