Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjilan, i dyshuari për organizim të lojërave të fatit-bixhozit.
Policia njofton se lojërat organizohesh në lokalin e personit të dyshuar.
“Njësitet policor nga stacioni policor në Gjilan kanë pranuar informata se në një lokal në Gjilan, organizoheshin dhe zhvilloheshin lojëra fati të kundërligjshme. Me urdhër të prokurorit realizohet urdhër kontroll në lokalin në fjalë ku hasen shtatë persona dhe pronari i lokalit i dyshuari me iniciale (C. S.). I dyshuari është arrestuar nga policia e Kosovës dhe është intervistuar në pranin e avokatit mbrojtës”, njofton Policia.
Tutje, në njoftim thuhet se gjatë kontrollit si prova materiale janë konfiskuar një shtëpizë kompjuterike, një monitor, një printer, 5 televizorë, një telefon mobil dhe rreth 8.545 euro para të gatshme.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë./arbresh.info/

Arrestohen pesë persona në Kaçanik për tentim të vjedhjes së...
Rama: Vizita në Izrael, gur themeli për marrëdhëniet mes dy ...
Moti me shi, policia del me apel kujdesi për shoferët
Liverpooli bllokon yllin e skuadrës t’i bashkohet Inte...
Iu përkeqësua gjendja, vdes një grua në QKUK
Gjendet pa shenja jete një burrë brenda një objekti në Poduj...