Një person ka mbetur i lënduar në aksident trafiku që ndodhi sot pasdite në dalje të fshatit Parallovë të Gjilanit.
Kështu ka bërë të ditur për arbresh.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Në orët e pasdites ka ndodhë një aksident trafiku në dalje të fshatit Parallovë. Dy drejtuesit e automjeteve njëri i automjetit “Xhip” dhe tjetri kamionet pas trajtimit mjekësor ne QE ne Gjilan lirohen ne shtëpi, ndërsa një pasagjer i kamionetës transferohet ne QKUK Prishtine, për trajtim te mëtutjeshëm.
Lidhur me rastin është njoftu prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të hetohen rrethanat se si ka ardhë deri te aksidenti”, tha Hashani./arbresh.info/
Zjarri në Tiranë, katër persona dërgohen në spital të asfiks...
Agjenti i Calhanoglut shuan zërat: Hakan është mirë te Inter...
Më shumë se 10,000 trupa amerikane të përfshira në bllokadën...
Arrestohet një serb në veri për krime lufte në Kosovë
Kurti: Nga dhimbja e popullit tonë po lind një forcë që ndih...
Zjarr i madh në një ndërtesë në Tiranë