Po zhvillohet gjykimi ndaj ish-kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetarit Nasim Haradinaj në Gjykatën Speciale në Hagë.
E për këtë ka reaguar përmes një postimi në ‘facebook’, kreu i OVL UÇK-së, Faton Klinaku i cili deklaroi se ai është dashur të ishte prezent sot në Hagë, shkruan portali arbresh.info
Tutje, Klinaku ka thënë se në këtë situatë do të duhej të kishte arrestime të prokurorëve.
“Ndërsa, për shkak të daljes së skandaleve të tyre dhe mos hetimit të kësaj çështje, do të duhej që të ketë arrestime të prokurorëve”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Përndryshe, të dy, Gucati e Haradinaj u deklarauan të pafajshëm para trupit gjykues në lidhje me akuzat që rëndojnë mbi ta. /arbresh.info/
Aksioni kundër fajdes në Prizren, dëmi ndaj viktimës 700 mij...
Mbi 8 mijë zyrtarë ende pa deklaruar pasurinë
Orav përfundon misionin në Kosovë, takim lamtumirës me Osman...
Hamza nënshkruan peticionin kombëtar në mbështetje të ish-kr...
Joseph: Kriza politike në Kosovë rrezikon interesat e shteti...
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër