Barcelona është duke tentuar që me çdo kusht ta shesë Samuel Umtitin në afatin kalimtar të janarit.
Skuadra katalunase nuk llogaritë në 27-vjeçarin prej kohësh, andaj shitja e tij është e paevitueshme.
Ronald Koeman e ka njoftuar lojtarin që të gjejë një skuadër të re edhe në afatin kalimtar veror, mirëpo ky i fundit nuk dëshironte të largohej nga Camp Nou.
Madje, Umtiti kishte bërë të ditur se nëse do largohej nga Barcelona, do e bënte vetëm për ndonjë skuadër të madhe.
Por, asnjë ofertë për të nuk arriti për gjatë verë, duke bërë që ai të fillonte këtë edicion me katalunasit.
Umtiti pranoi që paga e tij të ulej shkaku i krizës së shkaktuar nga pandemia me coronavirus, mirëpo as ky veprim si ka ndryshuar mendje Barcelonës./telegrafi
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...