Gjykata Supreme e Kosovës ka kthyer në rigjykim rastin ndaj ish- inspektorëve komunal të Prishtinës.
Bëhet fjalë për ish- inspektorët, Ismet Haliti, Skender Canolli,Vehbi Abdullahu dhe Mergim Shala, shkruan arbresh.info.
“Kolegji gjyqësor i Gjykatës Supreme, në çështjen penale ndaj të dënuarve; I.H., S.C., V.A. dhe M.Sh., për shkak të veprës penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, si dhe ndaj të dënuarit Q.P., për shkak të veprës penale falsifikim i dokumenteve, duke vendosur sipas kërkesave për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësve të të dënuarve, të ushtruara kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, në seancën e mbajtur me 20 shtator 2021, aprovoi kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësve të të dënuarve, I.H., S.C., V.A. dhe M.Sh”, njofton Gjykata e Apelit.
Kolegji anuloi aktgjykimet PKR.nr.359/2018 dhe APS.nr.4/2021, vetëm sa i përket veprës penale keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtar, dhe çështja iu kthye në rigjykim dhe rivendosje gjykatës së shkallës së parë.
Ndërkaq, kolegji gjyqësor, refuzoi si të pabazuar kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë të mbrojtësit të dënuarit Q.P./arbresh.info/
Policia e Prishtinës sekuestron 8 armë dhe municione të ndry...
Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Paraja rrëfen...
BE pjesëmarrëse në takimin e Bordit të Paqes
Rama: Po ua tregoj një sekret, Osmani u kërcënua dy vjet nga...
Gjyqi në Hagë, Rama: Drejtësia po dëmton Kosovën dhe luftën ...
Milani po planifikon një transferim gjatë verës për yllin e...