Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti i Krimeve të Rënda, me aktvendim të prokurorit të shtetit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personat me inicialet G.B., dhe E.B., me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike”, nga neni 268 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Me të pranuar informatën nga Policia e Kosovës, prokurorja kujdestare nga Departamenti për Krime të Rënda, ka lëshuar urdhëresë për masën e kontrollit të shtëpisë së të dyshuarve të lartcekur, me vendbanim në Obiliq dhe me aprovim të gjyqtarit të procedurës paraprake, si dhe në koordinim të plotë me policinë, janë sekuestruar në oborrin e shtëpisë së tyre, 12 bimë të kultivuara kanabis sativa, po ashtu gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar edhe 87.8 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 7.6 gram fara kanabisi, 1.9 gram tableta e llojit ekstazi, një peshore digjitale dhe një fishekë.
Sipas autorizimit të prokurorit bimët e gjetura janë shkatërruar, po ashtu për të dyshuarit e lartcekur prokuroria është duke vazhduar me veprime të tjera procedurale./arbresh.info/
Pasiguri tek Arsenal – largime të mëdha priten në verë
Biznesi me energji elektrike i bashkëshortes, Abdixhiku: Pre...
Reagimi i OVL-UÇK pas ftesës për Grupin Punues: Nuk jemi var...
Rritet interesimi për Thuram, francezi mund të largohet nga ...
Kusari kërkon përshpejtimin e miratimit të Projektligjit për...
Loftus-Cheek poston foto me dhëmbët që i mungojnë, pas përpl...