Qindra qytetarë protestuan sot në Mal të Zi për vrasjen e 19-vjeçares Shejla Bakija.
Vrasja e të resë nga bashkëshorti dy ditë më parë, tronditi komunitetin në Tuz të Malit të Zi.
Shoqatat për mbrojtjen e të drejtave të grave si dhe qytetarë të thjeshtë kanë dalë këtë të diel në rrugë dhe kanë kërkuar hetimin e plotë për rastin dhe arrestimin e autorit.
Ata thonë se policia ka heshtur gjatë kohës kur e reja ka bërë denoncime për dhunë, duke çuar kështu në vrasjen e saj.
Ilir Gjokaj shkoi në shtëpinë e Shejlës dhe e qëlloi për vdekje atë dhe gjyshen e saj.
Policia e ka shpallur në kërkim, por ende nuk ka rënë në gjurmët e tij.
Në të gjithë rajonin janë raportuar raste në rritje të dhunës dhe vrasjes së grave. Në shumicën e ngjarjeve, vajzat kishin raportuar më herët për dhunë në polici, por sërish gjetën veten të pambrojtura përballë burrave vrasës./tch/
The Geopost: Policia sekuestron 156 kilogramë eksploziv në Z...
Kurti bashkëbisedoi me studentë ndërkombëtarë të programit e...
Sulmi me molotovë ndaj Kryeministrisë në Shqipëri, lëndohen ...
Manchester City rikthehet te fitorja
Bisedimet trepalëshe në Abu Dabi përfunduan pa marrëveshje
Balluku: MIE, e anagazhuar në përmbylljen e kapitujve kyç të...