Drejtori i klinikës gjinekologjike Jakup Ismalili për RTV Dukagjini tha se: “prej 10 ditësh për fat të mirë nuk ka më asnjë shtatzënë të hospitalizuar për shkak të Coronavirusit”.
Ai gjithashtu tha se numri i të shtatzënave të hospitalizuara ka qenë mjaft i madh e sidomos me shfaqjen e variantit Delta të Virusit në Kosovë.
“Në këtë fazë të pandemisë kanë qenë të hospitalizuar rreth 113 paciente të prekura me Coronavirus. Për fat të keq një numër prej tyre janë transferuar edhe në repartin e mjekimit Intenziv”, tha Ismaili.
Po ashtu drejtori Ismaili shtoi se: “Rreth 300 shtatzëna kanë qenë të hospitalizuara që nga fillimi i pandemisë, sigurisht se ka pasur më tepër të infektuara.. Por tek shtatzënat simptomat me Virus janë më të rënda.”
Ai ka përmendur se aktualisht 20 shtatzëna në Gjinekologji janë të vaksinuara me së paku dozën e parë, por sipas tij një numër i madh ende kanë hezitime.” /arbresh.info/
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin