32 mijë fëmijë kanë përfituar këtë vit bonusin e bebes. Lajmin e jep kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.
Rama thotë se programi i mbrojtjes sociale të qeverisë vijon të mbështesë fëmijët që vijnë në jetë.
“Më shumë se 32 mijë të porsalindur kanë përfituar këtë vit nga bonusi i bebes, programi i mbrojtjes sociale i qeverisë, që vijon të mbështesë çdo fëmijë që vjen në jetë me 40,000 lekë nëse është fëmija i parë i familjes; 80,000 lekë për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë”, tha Rama.
Bonusi financiar për të porsalindur u miratua nga qeveria në Dhjetor të 2018, si një shtysë për të rritur lindshmërinë. Por të dhënat e INSTAT tregojnë se nuk ka patur efekt, pasi çdo vit lindshmëri po vjen në ulje. Madje koeficienti i lindshmërisë për 2021 ka rënë në 1.34, duke bërë që çiftet të mos zëvendësojnë vetveten./arbresh.info/
Gjashtë të vdekur nga zjarri në një autobus në Zvicër, dëshm...
Infantino: Trump më garantoi se Irani do të jetë i mirëpritu...
Arrestohet në Vlorë një 23-vjeçar nga Pejë, kapet duke tentu...
Përveçse e turpëroi pas 15 minutave lojë, Tudor as nuk e për...
Djegia e autobusit në Zvicër, ende nuk dihet nëse ka shqipta...
Lufta në Lindjen e Mesme, sulmohet anija e mallrave në Ngush...