Numri i të infektuarve dhe viktimave nga COVID ka pasur ulje, krahasuar me ditët e mëparshme.
5 të prekur kanë humbur jetën dhe nga 4,279 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 549 qytetarë.
236 qytetarë janë në Tiranë, 24 në Sarandë, 23 në Fier, 22 në Shkodër, 21 në Lushnje, 20 në Vlorë, 18 në Durrës, 16 në Kamëz, Elbasan, 13 në Lezhë, 11 në Kurbin, Krujë, Dibër, 10 në Kukës, 8 në Dimal, Kuçovë, 6 në Kavajë, Gjirokastër, 5 në Vorë, Patos, Mallakastër, Berat, Cërrik, 4 në Bulqizë, Korçë, 3 në Vau i Dejës, Shijak, Tepelenë, Devoll, Skrapar, Librazhd, 2 në Malësi e Madhe, Tropojë, Mirditë, Pogradec, Poliçan, Gramsh, 1 në Has, Rrogozhinë, Divjakë, Libohovë, Përmet, Memaliaj.
Janë 9,178 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 176 pacientë, nga të cilët 35 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 pesë qytetarë: Një qytetare 61 vjeç nga Saranda, tre qytetarë nga Tirana 63-72 vjeç, një qytetar nga Vlora 72 vjeç.
Janë shëruar 865 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 159,439 që nga fillimi i epidemisë.
Që nga fillimi i pandemisë janë kryer 1,211,134 testime në total, ndërsa kanë rezultuar pozitivë 171,327 qytetarë. Kurse numri i personave që kanë ndërruar jetë është 2,710.
Revista britanike “Express”: Tirana, destinacioni surprizues...
Ekstradohet nga Franca në Kosovë i dyshuari për vrasje në te...
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...