Sot u prezantua “Plani i Përgjigjes 2021-2023” ndaj pandemisë dhe impaktit post Covid-19, i hartuar nga ekspertët e shëndetësisë.
Ekspertja e fushatës së vaksinimit, Silva Bino ka deklaruar se qeveria ka vendosur një grup ekspertësh për të vlerësuar dhe analizuar efektet e mundshme anësore të vaksinimit.
Ky grup do të punojë në bazë të një platformë të veçantë. Bino e cilëson të paprecedent vaksinimin masiv, pasi është kërkuar një angazhim totali gjithë strukturave të posaçme për mbarëvajtjen e fushatës së vaksinimit në vendin tonë.
“Ky vaksinim masiv është i paprecedent , përgatitje për këtë lloj vaksinimi është e paprecedentë, sepse ka kërkuar një angazhim total të të gjitha strukturave të qeverisë. Sigurimin në një kohë të shkurtër të vaksinave si dhe administrimin. Vaksinimin e grave shtatzëna apo edhe atyre elementëve që vendosin diskutime në popullatë. Vendosja e grupit të ekspertëve për vlerësimin e efekteve anësore të vaksinimit, grup i cili do të vazhdojë punën dhe do të përmirësohet e gjithë puna në bazë të një platforme të veçantë”, thotë Bino./oranews
Trump paralajmëron NATO-n për pasoja nëse nuk sigurohet Ngus...
Nuk është më i paprekshëm, ylli i Real Madridit drejt largim...
Vdekja e të riut në Pejë, familja del me njoftim
Edhe mjekët e profesorët tani obligohen të deklarojnë pasuri...
Moti në Shqipëri i qëndrueshëm
Izraeli mund të thërrasë 450 mijë rezervistë për një pushtim...