Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë qytetarët që nga 9 shtatori nuk po mund të testohen për COVID-19, për arsye se nuk kanë mbetur teste.
E, drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare, Osman Maxhera thotë se i janë drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë për furnizim me këto teste, por sipas tij nuk kanë pasur në stok.
Ai thotë se në ketë QKMF që nga fillimi i pandemisë janë kryer 8925 teste për COVID-19.
“Vazhdimësi kemi qenë të furnizuar me teste deri më 9 shtator kur edhe janë përfunduar testet rapide. Para se me përfund këto teste i jemi drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë me shpresën se mos kanë në stok, por fatkeqësisht nuk kanë pasur, gjithashtu ju kemi drejtuar edhe drejtorisë komunale për shëndetësisë dhe kanë filluar procedurat me furnizim. Qytetarët që kanë nevojë për testim po drejtohen për në Institutin Kombëtar Publik. Teste brenda ditës në QKMF tonë brenda ditës janë realizuar deri në 230 teste, dhe ka pasur edhe ditë që nuk ka pasur kërkesë dhe nuk është realizuar asnjë test. Në total që nga fillim në QKMF tonë janë realizuar 8925 teste në total”, thotë ai.
Ani pse në derën e kësaj QKMF-je është i vendosur njoftimi se nuk ka teste për COVID, banorët përsëri po e kërkojnë këtë shërbim.
Qytetarja, Halime Mustafa e cila ishte paraqitur për tu testuar thotë se nuk kishte teste, por që e rekomanduan me një udhëzim të shkojë për testim në Institutin e Shëndetësisë Publike.
“Erdha për tu testuar por më thanë se nuk ka teste, ma dhanë një udhëzim të shkoj me u testuar në IKSHPK”, thotë ajo.
Në dijeni për mungesën e testimeve në këtë qendër është edhe Ministria e Shëndetësisë.
Nga kjo ministri për arbresh.info thonë se së shpejti përsëri, do të sigurohen teste të tilla.
Sipas tyre, Ministria e Shëndetësisë i ka furnizuar disa herë komunat me teste të tilla, përkundër se nuk e ka të obligueshme
“Ministria e Shëndetësisë i furnizon kohë pas kohe me teste të tilla komunat, por duhet të keni parasysh se si zgjedhje e parë apo test për të detektuar SARS COV-2 është testi PCR i cili bëhet në IKSHPK. Megjithatë, me qellim që komunat të mund të kryejnë edhe këto teste, Ministria e Shëndetësisë i ka furnizuar disa herë komunat me teste të tilla, përkundër se nuk e ka të obligueshme . Ka komuna që edhe pse janë furnizuar nga MSH, janë kujdesuar që edhe vet të sigurojnë teste të tilla. Prapë, do të sigurohen teste të tilla, por gjithmonë testi i parë për të detektuar COVID-19 mbetet PCR dhe në IKSHPK kryhen çdo ditë teste të tilla për qytetarët me indikacione mjekësore apo me udhëzime nga nivelet me të ulëta të kujdesit parësor”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë për arbresh.info/A.Zeka/arbresh.info/
Ndërron jetë Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave...
Numërohen mbi 18% e votave, vazhdon të prijë VV me 47.22%
Semenyo pritet ta finalizojë marrëveshjen me ish-kampionin e...
Kurti organizon mbrëmje festive me qytetarët për fitoren e V...
Zgjedhjet e Kosovës në fokus të mediave ndërkombëtare
Autoritet nigeriane dalin me njoftim pas aksidentit të ̶...