Protestuesit të cilët kërkonin të drejta të barabarta si për të vaksinuarit kundër COVID-19 dhe atyre që nuk janë vaksinuar mbanin pankarta “Ndal fashizmit të koronës”.
Policia sllovene përdori gaz lotsjellës dhe topa uji gjatë protestës së disa mijëra personave që kundërshtuan masat e ashpra të vendosura për parandalimin e një valë të re të COVID-19.
Protestuesit brohorisnin “Liri, liri” dhe u përpoqën të bllokonin një nga rrugët kryesore në veri të Lubjanës mbrëmë vonë, njoftuan mediat.
Protestuesit, të cilët kërkojnë të njëjtat të drejta për ata të vaksinuar kundër COVID-19 dhe ata që nuk janë vaksinuar dhe që kundërshtojnë vendosjen e lejeve të COVID-19, mbanin pankarta me mbishkrimin “Ndal fashizmit të koronës”.
Protesta u mbajt pas pezullimit të imunizimit me vaksinën Johnson&Johnson pas vdekjes së një 20-vjeçareje ndërsa vaksina nuk do të administrohet derisa të përcaktohet nëse ka pasur lidhje me vdekjen e vajzës dhe vaksinës që ajo mori dy javë më parë.
Kjo ka shkaktuar zemërim, veçanërisht në mesin e atyre që kundërshtojnë vaksinimin.
Sipas të dhënave të fundit, pak më shumë se 47 për qind e popullsisë në Slloveni është vaksinuar kundër koronavirusit. /AA/
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin