Drejtoria suedeze e Shëndetit Publik ka njoftuar se pandemia e COVID-19 është vënë nën kontroll në këtë vend dhe se të gjitha masat e vendosura për të luftuar përhapjen e coronavirusit të ri janë hequr.
Në njoftim thuhet se masat kufizuese janë lehtësuar që nga fillimi i qershorit, ndërsa nga sot ato hiqen të gjitha.
Në Suedi, 83,6 për qind e popullatës së rritur ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse 76,5 për dozën e dytë.
Nga sot, në Suedi nis administrimi i dozës së tretë.
Autoritetet shëndetësore theksuan se mbajtja e maskës dhe testi i PCR do të vazhdojnë të jenë të detyrueshëm për pasagjerët në avionë, sepse është një normë ndërkombëtare e vendosur në mes të pandemisë.
Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se që nga e premtja, 1 tetor, do të hiqet ndalimi i udhëtimit për të gjitha vendet.
Sipas të dhënave zyrtare, 1 149 407 raste me COVID-19 janë konfirmuar në Suedi që nga fillimi i pandemisë ndërsa 14 851 persona kanë humbur jetën si rezultat i këtij virusi./telegrafi/
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin
Hoti: Çmimi i naftës është rritur 40%, Qeveria po dështon të...
LDK propozon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, kërkon ...
Hamza: Rritja e çmimit të naftës po varfëron qytetarët, qeve...