Çdo vit Organizata Botërore e Shëndetësisë në bashkëpunim me Federatën Botërore të Zemrës organizojnë Ditën Botërore të Zemrës.
Dita Botërore e Zemrës mbahet në nivel global çdo vit më 29 shtator, me qëllimin kryesor të saj ndërgjegjësimin, informimin dhe edukimin e njerëzve lidhur me sëmundjet kardiovaskulare (SKV), të cilat janë shkaku kryesor i vdekjeve në të gjithë botën.
Dita Botërore e Zemrës gjithashtu, synon të promovojë masa parandaluese që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
Ka shumë lloje sëmundjesh që mund të japin goditje në zemër ose goditje në tru, prandaj, këto sëmundje ndahen në tre grupe të mëdha: në sëmundje që ndikojnë drejtpërdrejt në zemër, në tru dhe në sistemin periferik të qarkullimit të gjakut.
Sëmundjet kardiovaskulare (SKV) janë shkaktari kryesor i vdekshmërisë në botë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), çdo vit vdesin më shumë njerëz nga SKV-të, sesa nga çdo sëmundje tjetër.
5 milionë njerëz vdiqën nga SKV-të në vitin 2012 dhe shifrat janë në rritje, duke përfaqësuar kështu 31% të të gjitha vdekjeve në nivel global. Nga këto 7.4 milionë ishin si pasojë e sëmundjeve koronare të zemrës dhe 6.7 milionë si pasojë e goditjes në zemër.
Deri në vitin 2030, pritet që çdo vit, 23 milionë njerëz në botë të vdesin nga SKV-të. Më shumë se tri të katërtat e vdekjeve nga SKV-të ndodhin në vendet me nivel ekonomik të ulët dhe të mesëm.
Sëmundjet kardiovaskulare shkaktohen në përgjithësi nga kombinimi i një sërë shkaqesh të përbashkëta e të shumta, duke filluar me karakteristikat social-biologjike si: presioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë, mbipesha dhe obeziteti, diabeti apo faktorët e mënyrës së jetesës, si dieta jo e shëndetshme, duhanpirja, mungesa e aktivitetit fizik, konsumi i shtuar i alkoolit, të cilat rrisin probabilitetin për të pasur një problem të enëve koronare apo cerebrovaskulare.
Për sa i përket barrës së vdekjeve, faktor kryesor rreziku i SKV-ve është presioni i lartë i gjakut, të cilit i atribuohet 13 % e vdekjeve globale, ndjekur nga përdorimi i duhanit 9 %, sheqeri i ngritur i gjakut 6%, pasiviteti fizik 6 % dhe mbipesha e obeziteti 5%.
Sot në botë, të gjithë ekspertët e shëndetësisë besojnë se SKV-të janë dukshëm të parandalueshme, duke evituar një numër të madh vdekjesh të parakohshme.
Detaje të reja nga arratisja e Altin Ndocit, qyteti ku mund ...
KOSTT paralajmëron reduktime të rrymës sot
2500 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
Arrestohet shtetasi serb në Leposaviq, hyri ilegalisht në Ko...
Gjendet pa shenja jete një person në Lipjan
Vjedhje e rëndë në kishën katolike në Lipjan