Presidenti Stevo Pendarovski sot u takua me anëtarin e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq, i cili po qëndron për vizitë në vendin tonë.
Të dy vlerësuan se të dy vendet kanë marrëdhënie miqësore dypalëshe, pa çështje të hapura. Duke shprehur gatishmërinë për të thelluar më tej bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes reciprok, Presidenti Pendarovski dhe Xhaferoviq diskutuan mundësinë e krijimit të një linje ajrore direkte midis Shkupit dhe Sarajevës, si dhe mundësinë e hapjes së një departamenti për mësimin e gjuhës boshnjake në Maqedoninë e Veriut.
Në të njëjtën kohë, Presidenti Pendarovski theksoi interesin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të intensifikuar bashkëpunimin ekonomik dhe për të rritur tregtinë me Bosnjë dhe Hercegovinën, e cila, siç u theksua në takim, mbetet prapa marrëdhënieve të mira politike.
Në takim, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi aspiratat evropiane të të dyja vendeve./Telegrafi/
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës