Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka reaguar ndaj situatës së krijuar së fundmi në vend.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova nuk duhet të japë asnjë centë për mallrat e Serbisë që sipas tij po i përdorin paratë e Kosovës për blerje tankesh.
“Kosova blen mbi gjysmë miliard euro mallra nga Serbia në vit. Asnjë cent për ata që paratë e Kosovës i përdorin për blerje tankesh dhe fluturime kërcënuese”, ka shkruar Abazi në Facebook.
Sipas Abazit, tregtia me këtë vend duhet të bie në zero, shkruan Klankosova.tv
“Tregtinë me Serbinë duhet ta sjellim në zero duke refuzuar dhe duke zëvendësuar këto blerje me mallra vendore dhe mallra nga shtetet mike e partnere!”, ka shtuar ai./arbresh.info/
Policia i kapë dy persona në Prishtinë duke vjedhur naftë
53 aksidente trafiku brenda 24 orëve
Gjendet e vdekur një shtetase e huaj në shtëpinë e saj në Pe...
Sot paraqitja mbrojtëse e Kushtrim Kokallës për vrasjen e Li...
Digjet një barnatore në Ferizaj, dyshohet se flaka iu vu qël...
“Jam i trishtuar, por krenar për skuadrën”, Sylvinho flet pa...