Në ditën e parë të vitit të ri shkollor drejtueseve të automjeteve u është bërë thirrje që të kenë kujdes gjatë vozitjes, sidomos afër shkollave.
Kjo thirrje është bërë nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit së bashku me Akademinë Tempulli dhe Asociacionin Kosovar të Motorizimit
“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit së bashku me Akademinë Tempulli dhe Asociacionin Kosovar të Motorizimit AMRKS, ju bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrëseve në trafik për shtimin e kujdesit gjatë lëvizjes në rrugë. Kjo thirrje për rritjen e sigurisë në rrugë, ju drejtohet të gjithë ngasësve të mjeteve motorike që të janë vigjilentë dhe të veprojnë duke respektuar në plotni rregullat dhe shenjat e trafikut. Në mjedise shkollash, duhet të shtohet kujdesi në mënyrë që të rritet siguria e lëvizjes për fëmijët gjatë rrugës nga shtëpia në shkollë dhe anasjellas. Nga fëmijët kërkohet kujdes dhe vëmendje e shtuar gjatë kalimit të rrugës dhe lëvizjes së tyre në grup”, thuhet në komunikatën e MASHTI-it./arbresh.info/
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...