Qendra e Studentëve ka bërë sot shpalljen e rezultateve për studentet e pranuar në konvikt.
Konkursi ka qenë i hapur nga data 13 shtator deri më 19 shtator 2021.
Kapaciteti për banim në konvikte këtë vit është rreth 4000 vende, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Qendra e Studentëve në Prishtinë, më datën 28.09.2021 shpallë rezultatet për pranimin e studentëve në konvikte për vitin akademik 2021/2022.
Rezultatet do të publikohen në adresat zyrtare të QS-së, http://www.qs.rks-gov.net dhe profilin Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine.
Konkursi ka qenë i hapur nga data 13 shtator deri 19 shtator 2021. Gjatë këtij afati kohor për strehim në konvikte dhe ushqim në mensë kanë aplikuar rreth 5000 studentë.
Kapaciteti për banim në konvikte këtë vit është rreth 4000 vende.
Afati për ankesa është me datat 29 dhe 30 shtator 2021.
Paraqitja e ankesave do të bëhet përmes sistemit Online në adresat zyrtar në webfaqen http://www.qs.rks-gov.net dhe përmes profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine.
Gjatë procesit të ankesave nuk pranohen dokumente shtesë. Shqyrtimi i ankesave do të bëhet nga Komisioni për Ankesa.
Qendra e Studentëve, Prishtinë./arbresh.info/
Egzon Dakaj i jep fund karrierës si gjyqtar
Abdixhiku: Kurtit po i pengon Vjosa Osmani, por populli do t...
LDK nuk merr pjesë në seancën për presidentin
Kroacia e Bosnje e Hercegovina arrijnë marrëveshje me SHBA-n...
Muriqi nominohet në skuadrën e sezonit të La Ligas në “FC 26...
Serbia nis kundërvajtjen ndaj KKSH-së për vendosjen e flamur...