Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë 12 persona, si dhe një kërkesë për caktim të paraburgimit të një personi, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre persona të dyshuar, si dhe ka paraqitur një kërkesë për caktimin e paraburgimit për një person.
Ndërsa, Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 24 orë një (4) të mitur për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh./arbresh.info/

Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...